VIDEO/ Betonizohet ndarja e Mitrovicës

Ura e Ibrit nuk është më simboli i ndarjes së Mitrovicës. Pengesa është zhvendosur pak metra tutje, ku është ndërtuar një mur i lartë dy metra e gjysmë, shkruan sot Koha Ditore.

Është vendosur në mes të rrugës që çon për në Zveçan. Ndërtimi i murit është bërë kokë më vete nga udhëheqja e Komunës së Mitrovicës Veriore, në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me planin për rivitalizimin e urës, të dakorduar në Bruksel.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë zotuar se do të veprojnë me forcën e ligjit. Rivitalizimin e urës e ka marrë përsipër Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Edhe pse nuk kanë dhënë sqarime për zhvillimet rreth urës, kurrkund në projektin e tyre nuk përmendet ndërtimi i ndonjë muri.

SHKARKO APP