Video/ Debutimi në Europian, zbardhet fjalimi motivues i Haradinaj për kombëtaren e Kosovës

Kosova do të debutojë për herë të parë në fazën kualifikuese të një Europiani. “Dardanët” do të presin në “Fadil Vokrri” Bullgarinë, me takimin që është programuar për tu luajtur të hënën e 25 marsit.

Një takim historik ky për kombëtaren e drejtuar nga Bersant Challandes, diçka e cila ka marrë motivimin edhe nga ana e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinjat. Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, të titulluar “Gjithmonë me ty Kosovë!”, numri 1 i qeverisë së Kosovës përkrah skuadrën, teksa shton se pavarësisht çdo gjëje ata janë fitues. 

“Është shumë qejf me iu dhënë një përkrahje. Kush jep përkrahje për Kosovën është i joni. Gjithçka që keni bërë deri tani është historike. Vetëm fakti që keni arritur deri këtu, ju siguroj që jeni vetëm fitues.” -u shpreh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

SHKARKO APP