VIDEO e frikshme/ Publikohen pamjet nga vrasja e biznesmenit

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vrarë pronarin e një agjensie turistike në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Mediet raportojnë se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensisë turistike “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij. Pas të shtënave, vrasësi është larguar nga vendngjarja ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.

Portali lokal Sandzak Live ka publikuar pamje të shkëmbimit me armë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty./Express/

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?