VIDEO/ Kurti flet si lider i opozitës së Kosovës: Kemi dëshmuar se në 15 vite e bëjmë fuqishëm si askush më parë, zgjedhjet po vijnë…

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës në tubimin e nesërm në sheshin Shkënderbeu.

Kurti ka folur si lider i opozitës duke thënë se situata do zgjidhje duke u futur në zgjedhjet që po vijnë. Po ashtu ai premtoi se kësaj radhe LVV do të fitojë vota mbi shumën e gjithë të tjerëve.

Sa i përket rolit opozitar, Kurti tha i bindur se LVV e bën fuqishëm si askush më parë, por edhe qeverisjen në 4 muaj e bëri mirë si asnjë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të dashur qytetarë, ju ftoj që nëpër këto pika, duke ruajtur distancën nesër në sheshin Skënderbej të mblidhemi për të shënuar 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15- vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë përvjetor të 2-fishtë. Ndodhemi në situatën që duhet durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë e koronavirusit që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen si askush tjetër.

Ne po rritemi shumë. Sepse në zgjedhjet që po vijnë do fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime, ejani masivisht” tha Kurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?