VIDEO/ Rama godet fort Haradinajn: Fatale, Kosova po krijon probleme nga hiçi

Kryeministri Edi Rama e ka kritikuar ashpër politikën që po ndjek sot qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Ai ka deklaruar se Kosova po krijon probleme nga hiçi duke filluar me mosmiratimin e Demarkacionit dhe rrezikon të bëhet “fëmija i mohuar” i SHBA dhe partnerëve që krijuan shtetin e ri demokratik.

Në Talk Show në Vizion plus, Rama tha mbrëmjen e së enjtes: ” Dua të flas hapur: jam shumë i shqetësuar për Kosovën. Jam thellësisht i shqetësuar për Kosovën.  Jo se çfarë thotë Spanja, se nuk pres që Spanja që thotë diçka tjetër, se Spanja është në një vorbull të madhe me separatistët…Katalonja njëhërë, që ëhstë një hata e madhe për ata sot dhe natyrisht e projekton shqetësimin e brendshëm duke mbajtur qendrim. Puna ëhstë çfarë bën Kosova.

Kosova ka arritur të krijojë nëj problem nga hiçi dhe ka arritur me një shpejtësi marramendëse të vërë në pikëpyetje me shpejtësi marramendëse, marrëdhëniet me të gjithë ata që e lindën shtetin demokratik të Kosovës. Kosova ëhstë nëna e të gjithë shqiptarëve që janë lindur, janë rritur jetojnë atje papo gjetkë por është fëmija i atyre që bombarduan Beogradin dhe që mbështetën  Ushtrinë Çlirimtare, pa mbështetjen e të cilëve nuk do të kishte shtet të Kosovsës. Dakord?! Dhe Kosova ka arritur të vendosë pikëpyetje në marrëdhënie me të gjithë këta duke transportuar një alibi opozitare shumë të rrezikshme për qëllime elektorale si refuzimi i demarkacionit me Malin e Zo, sot. Ia kam thënë kryeministrit të Kosovës, mikut tim Ramush Haradinaj: Është e padrejtë për Kosovën. Është strategjiksiht fatale për Kosovën që ndërkohë që duhet të përqëndrohet tek zgjidhja e problemit historik me Serbinë dhe duhet në këtë proces të mbajë të gjithë miqtë dhe partnerët,  hapi një problem duke u thënë miqve që ne jo vetëm problemin e madh s’jemi në gjendje ta zgjidhim, por ne jemi të aftë të hapim dhe një problem që nuk është problem.  Është shumë e rëndë kjo dhe unë dhe njëhërë i bëj thirrje: Kaloni demarkacionin një orë e më parë. Mos e bëni Kosovën, mos e bëni Kosovën fëmijën e mohuar të atyre që e lindën si shtet dhe nga ana tjetër nga momenti i atij krijimi, blloku të famshëm, që praktisht ishte një ndërhyrje disruptive në procesin e zgjedhjeve kur disa parti e rrethuan hashim Thaçin  si fituesin  e zgjedhjeve dhe imponuar një zgjidhje të sforcuar, kapaciteti qeverisës dhe kapaciteti për të qëndruar në lartësinë e duhur të Kosovës po shkon në rënie, rënië, rënie.”

SHKARKO APP