VIDEO/ Rrëmbehet një grua në Kosovë, dy burra e fusin në një makinë

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë-Kosovë, dy burra kanë futur me dhunë një grua në veturë. Në videon e publikuar nga Insajderi, shihet gruaja teksa ndërhyn gjatë konfliktit verbal në mes dy burrave.

Ndërsa të dy i vërsulen gruas, njëri prej tyre ia vendos dorën në gojë dhe të dy bashkë e fusin atë me forcë në veturë. Ajo dëgjohet duke kërkuar ndihmë, ndërkaq që tërhiqet drejt me forcë drejt veturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?