VIDEO/ Sekretari amerikan i shtetit, Escobar paralajmëron Serbinë: Territori i Kosovës nuk preket

Zëvendësndihmësi sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar i përsëriti së fundi Serbisë se dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Ideja së cilës ai i mëshoi fort, ishte se Shtetet e Bashkuara mbështesin një dialog ku të dyja palët të jenë të barabarta.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”, ka qenë komenti i tij.

Profesor Enver Bytyçi sqaron se Escobar ka paralajmëruar disa gjëra, fillimisht që palët të jenë të barabarta në dialog pasi nuk është trajtuar si i tillë, dhe kjo do të thotë se “pavarësia e Kosovës nuk mund të diskutohet e as territori i saj nuk preket”.

SHKARKO APP