VIDEO/ Shtron çdo natë darkë për familjen e saj, rrëfimi rrëqethës i nënë Ferdonijes për humbjen e bashkëshortit dhe katër djemve të saj

Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, Ferdonije Qerkezi, ka rrëfyer per Fax News për humbjen e gjithë familjes së saj nga forcat e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gazetari i Fax News Ermal Hallaçi vizitoi zonjën Ferdonije në shtëpinë e saj që tashmë është kthyer në një shtëpi muze për publikun.

E rrethuar mes fotografive që i sjellin kujtimet me bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin, jeton e vetmuar zonja Ferdonije Qerkezi. Ajo jeton me shpresën që pas tërë këtyre viteve, do të ketë një vend, ku më të dashurit e saj do të prehen të qetë. Ferdonija ende nuk ka gjetur eshtrat e 2 djemve të tjerë dhe bashkëshortit

Ferdonija rrëfen ditën e 27 Marsit 1999 ku ishte dita e fundit që qendroi me djemtë e saj, 2 policë serbë që jetonin prej kohesh në Gjakovë edhe para lufte marrin burrin dhe 4 djemtë e saj dhe largohen nga shtëpia. Familja e Ferdonijes një familje 8 antarshe 4 djem bashkëshorti dhe 2 nuset e djemve jetonin duke punuar me një qebaptore në qendër të qytetit, përveç marrjes peng të djemve dhe burrin ,plaçkitin edhe grate që ndodheshin në banesë duke ju marrë unazat e nusërisë, varset dhe gjithcka që kishin me vlere.

Zonja Qerkezi shprehet se 2 policet i njeh, kanë qenë banorë të zonës dhe se lajmin për vrasjen e djemve dhe burrit e ka marrë nga banorë.

Trupat e dy djemve ajo i ka marre , duke i identifikuar nga rrobat ndërsa trupin e bashkshortit dhe dy djemve ende nuk i di se ku ndodhen.

Ferdonija tregon se nga ajo dite dhe deri me sot i kam ruajtur te gjitha kujtimet me vjeshjet e tyre, dhuratat që i kanë berë për 8 mars, ende ruan gjithçka, në dhomën e dy çunave të martuar ruan çdo gjë.

Ajo tregon me shumë detaje edhe vendin ku qendruan në 27 marsin e vitit 1999 në një bodrum poshtë shtëpisë, memorien e ka shumë të saktë edhe pse me lot në sy ajo rrefen momentet e fundit kur e gjithë familja ishte bashkë në një bodrum poshtë shtepisë.

Ajo ka ruajtur të gjitha makinerite e punishtes së djemve dhe bashkëshortit qe punonin bashkë.

E pyetur për gjendjen ekonomike ,Ferdonija shprehet se marr 250 euro si ndihme sociale e cila është e pamjaftueshme pasi është e sëmurë dhe lekët nuk i dalin as për ilaçe.

Që nga 2014 e deri me sot banesa e Ferdonijes është një Muze Historik sipas Ferdonijes ajo thotë që edhe kur të vdes, shtëpia e saj do të jetë muzë që do të ruhet nga shteti.

YouTube player

SHKARKO APP