VIDEO/ Zbardhen detajet. Ja kush ishin personat që planifikuan sulmin terrorist në ‘Loro Boriçi’
Katër ditë para se të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Izrael u ndërrua qyteti, për shkak të frikës ga sulmet terroriste, duke u vendosur që ndeshja të luhej në Elbasan në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
Kanë qenë agjentë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ata që kishin kuptuar një plan për sulm terrorist kundër futbollistëve Izraelit.
Shtatë muaj pas kësaj ndeshjeje, ndaj 9 kosovarëve të implikuar në planifikimin e këtij sulmi, të mërkurën u ngrit aktakuzë për kryerjen e sulmeve terroriste, njofton Klan Kosova.
Katër të tjerë, shtetas shqiptarë u arrestuan në Shkodër me dyshimin se kishin bashkëpunuar me kosovarët për të kryer këtë akt.
Në aktakuzën e prokurorisë speciale thuhet se të akuzuarit kishin marr urdhër nga Lavdrim Muhaxheri për të kryer sulmin.