Vijon bllokada në veri të Kosovës, sot dita e katër e revoltës

Sot bëhen katër ditë që vijon bllokada në Veri të Kosovës. Mediat vendase shkruajnë se rrugët kryesore në Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara, por nata ka kaluar pa incidente. Serbët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në të dy pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulëta.

Kolona e mjeteve është e gjatë rreth 3 kilometra e gjysmë, ndërkohë që mësohet se gjatë natës së mbrëmshme është shtuar numri i kamionëve dhe mjeteve të tjera të rënda me të cilat është bllokuar rruga. Serbët gjithashtu për të bllokuar rrugën kanë vendosur inerte të shumta në rrugë.

Në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur edhe forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Ndërkohë që mediat serbe ka shkruar se Policia e Kosovës ka dhunuar 3 serbë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se situata është e njejtë, përveç një pjese me zhavorr të vendosur si pengesë.

SHKARKO APP