Vijon përkeqësimi i situatës pandemike në Kosovë, 609 raste të reja në 24 orët e fundit

Kosova vijon edhe në 24 orët e fundit me gjendjen e rënduar pandemike duke shënuar 609 raste të reja me Covid-19.

Sakaq janë regjistruar edhe 13 viktima, duke arritur në total 939 humbje jete.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë me dije se janë kryer plot 1.590 testime, teksa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur shifrën e 35.549 të infektuarve që nga nisja e pandemisë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

SHKARKO APP