Vijon sot seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të vijuar seancën e zgjedhjes së Presidentit të vendit, pasi dje mungoi kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje, gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë.

Në garë për këtë detyrë të lartë shtetërore janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja, nga mazhoranca që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit. Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi do të nisë punimet në orën 17:00.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?