Viktimat e tërmetit në Shqipëri, Kosova shpall të mërkurën ditë zie kombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpall ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mëngjesin e të martës Tirana dhe Durrësi u zgjuan nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 duke lënë të vdekur të paktën 18 persona, mes tyre dhe shtetas nga Kosova dhe mbi 600 të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?