Visar Ymeri trazon opinionin kosovar, uron vetëm Kombëtaren e Shqipërisë

Ndeshja e parë zyrtare e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Finlandë – Kosovë (1-1) e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, ka gëzuar tej mase jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Shqipërisë dhe më gjerë.

Megjithatë, çuditërisht kjo ndeshje historike ka shkaktuar edhe përplasje të mëdha në opinionin publik kosovar. Arsyeja s’është pse Kosova nuk arriti të marrë 3 pikë të plota, por ka të bëj me diç krejt tjetër. Pra, ndërlidhet me politikën. Shkaktari kryesorë që ngriti “tensionet” para dhe pas sfidës së futbollit, në Kosovë, është hiç më pak se kryetari i partisë së parë opozitare në vend, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje. Kreu i VV-së para sfidave të para eliminatore për “Botërorin 2018”, i uroi fat vetëm kombëtares së Shqipërisë për sfidën ndaj Maqedonisë, por një urim të tillë çuditërisht ai nuk e bëri edhe për përfaqësuesen e Kosovës që ndeshej me Finlandën.

“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. Përpara Shqipëri!”, shkroi Ymeri në profilin e tij në Facebook para ndeshjes, ndërsa nuk e pa të rrugës të thotë asnjë fjalë për përfaqësuesen e Kosovës.

 

 

SHKARKO APP