Viti 2015, Greqia “dorëzohet” dhe pritet të njohë Kosovën

Greqia dorëzohet dhe duket se është gati t’i japë fund pritjes së gjatë, për të  njohur Kosovën.

Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Portali pan-evropian “EurActiv” ka botuar një artikull të radhës rreth zhvillimeve më të fundit në raportet mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë.

EurActiv citon mediet serbe, sipas të cilave, njëri nga kushtet për marrjen e ndihmës financiare nga Perëndimin përfshin njohjen e Kosovës.

E përditshmja serbe “Blic” pohon se janë shfaqur indikacione të qarta se gjendja e rëndë financiare e Greqisë nënkupton se “Kosova përbën një betejë të humbur për Serbinë”.

Sipas burimeve të medieve serbe, “Do të ishte një mrekulli që Greqia të mos e njohë Kosovën në muajt në vijim, e më së voni brenda një viti”.

“Nevojiten përpjekje serioze nga ana e diplomacisë serbe që Athina zyrtare të heqë dorë nga njohja e Kosovës, ose të paktën të shtyjë atë”, Blic citon një burim anonim.

Analisti politik Dushan Janjiw citohet të ketë thënë se njohja e Kosovës nga Greqia “do të arrijë qysh në vjeshtë të këtij viti”.

Ai u shpreh se “Tsipras do të luajë në mënyrë pragmatike”.

“Ai do ta njohë Kosovën për të vonuar zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Për shkak të gjendjes së përkeqësuar në vend, ai nuk do të mund të zhvillojë politikat e tij. Ai do të duhet të bëjë lëshime, dhe, në këtë rast, kjo nënkupton njohjen e Kosovës”.

Bashkimi Evropian do të mirëpriste njohjen e Kosovës nga Greqia dhe zgjidhjen e të ashtuquajturës “mosmarrëveshje rreth emrit” me Maqedoninë, gjë e cila, sipas zyrtarëve evropianë, e pengon përparimin e këtij vendi drejt BE-së.

SHKARKO APP