Vizita e Kurtit në Tiranë, Nesho: Ai është lider i së ardhmes
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ditët e fundit është përqendruar edhe në politikën e brendshme shqiptare, në disa raste duke përkrahur publikisht kandidatët e Vetëvendosjes në Lezhë dhe Tiranë. Diplomati dhe analisti Agim Nesho mendon se ky hap ka qenë disi i panevojshëm për Kurtin.
”Rritja e aktivitetit të VV në Shqipëri është sinjal që ai do të japë, pra që kam përkrahjen e të gjithë faktorit shqiptar. Vizita e tij mund të ketë edhe kritika, por Kurti mbetet një lider i të ardhmes, që ka një mesazh edhe ndaj Shqipërisë. Por kjo si e tillë duhet të mbetet, pa u futur në skemat e vogla. Sepse krijon mosbesim dhe ul edhe atë aksion politik që tashmë Kurti e ka fituar”, thotë Nesho për A2.
Për të Kosova ka një shans nga momenti që elektorati kosovar ka përzgjedhur dyshen Kurti-Osmani, “ajo u tregua se është politikania me popullore në Kosovë, dhe kjo është vlerë edhe për balancimin e demokracisë. Çështja e presidentit nuk është më çështje e saj, është çështja e të tjerëve që ta pranojnë atë. Vjosa e mori mandatin popullor duke u deklaruar nga vetë Kurti si presidentja e ardhshme”.