Vizita e Papës ne Kosovë,Kancelari Zefi: Besojmë se Vatikani do ta njohë shtetin e Kosovës

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës në Prizren, Don Shan Zefi ka thënë se beson fuqishëm në njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Shan Zefi ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar të punojnë për vizitën e Papa Frençesko vitin e ardhshëm, kur do të kanonizohet katedralja “Nënë Tereza”, në përvjetorin e parë të shenjtërimit të Nënës Terezë, transmeton Koha.net.

“Ne presim njohje të shpejtë nga ana e Vatikanit”, ka thënë Zefi, teksa ka shtuar se janë në pritje të konfirmimit zyrtar të vizitës së Papës.

Edhe ministri Enver Hoxhaj për gazetarët spanjollë ka thënë se Kosova është e interesuar që të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me Vatikanin dhe të shkëmbejë ambasadorët me Selinë e Shenjtë.

“Po i shpërfaq pritjet tona, se sa e rëndësishme do të ishte për identitetin tonë vizita e Papës në Kosovë”, ka thënë kryediplomati kosovar, teksa ka shtuar se “për ne është Selia e Shenjtë është më shumë e rëndësishme se sa për vendet tjera të Ballkanit, pasi ka ndihmuar kosovarët përgjatë historisë, në shekuj në ndryshëm”, shtoi ai.

SHKARKO APP