Vizita e Ramës në Kosovë, Iljazaj: Duhet të kalojmë nga romanticizmi patriotik në diplomaci

Placeholder Image

Në një intervistë për ”RTV Ora”, gazetari Ervis Iljazaj tha se vizita e kryeministrit Edi Rama është normale në një situatë të vështirë për Kosovën.

Iljazaj mendon se fjalimet patriotike nuk zgjidhin probleme dhe se duhet kaluar nga romanticizmi patriotik në dilopmaci.

Ervis Iljazaj: ”Vizitën unë e shoh me sy të mirë, në një moment të vështirë për Kosovën. Kryeminsitri i Shqipërisë shkon për vizitë, më duket një veprim normal për t’i dhënë një mbështetje bashkëkombasve tanë në Kosovë. Në këtë kuptim nuk shoh ndonjë problematikë apo ndonjë gjë për të analizuar në mënyrë të thelluar. Çështja është që fjalimet patriotike ndonjëherë që kalojnë edhe me nota patetike, ose të një lloj romanticizmi patriotik, nuk zgjidhin probleme. Ne duhet të kalojmë nga romantizizmi patriotik në diplomaci.”

Për Iljazajn, akuzat ndaj Thaçit nuk janë rastësore.

Ervis Iljazaj: ”Akuzat ndaj Thaçit, çështjet dhe ridiskutimi i Kosovës tregon një fakt që bota shqiptare ka humbur përparësi në diplomaci, sidomos në atë europiane. Unë them që duhet të fokusohemi më shumë te diplomacia. Akuzat ndaj Thaçit nuk janë rastësore, vetëm do ishte një koeçidencë e rastësishme nëse do ta mendonim ndryshe. Bota shqiptare duhet të fillojë të punojë në mënyrë diplomatike.”

SHKARKO APP