Vizita e Thaçit, serbët në Mal të Zi paralajmërojnë dhunë

Vizita e paralajmëruar e Ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçit, në Mal të Zi, ka prekur telat e nacionalistëve serbe që paralajmërojnë dhunë kundër vizitës së tij në Podgoricë. Shoqatat e serbëve në Malin e Zi si dhe gazetat pro-serbe paralajmërojnë protesta të mëdha dhe parandalim “me çdo kusht” të kësaj vizite. Ata akuzojnë Milo Djukanovicin për ftesën që ia ka bërë Thaçit.

Shoqatat e serbëve nacionalistë në Mal të Zi, si dhe organizatat që mbledhin refugjatët serbë që kanë ikur nga Kosova si dhe shoqatat që janë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë edhe me protesta vizitën e paralajmëruar të Zëvendës Kryeministrit Thaçi në Mal të Zi. Sipas shoqatave të “të përndjekurve nga Kosova dhe Metohija”, Thaçi “ka përgjegjësi komanduese për vrasje të llahtarshme të UÇK ndaj serbëve dhe malaziasve në Kosovë dhe Metohi dhe zëvendës kryeministri i rrejshëm i shtetit të rrejshëm të Kosovës edhe vetë ka ekzekutuar shumë serbë në krahinën serbe”.

 

Po ashtu, sipas deklaratës së përbashkët të këtyre organizatave “Thaçi dhe organizata e vet kanibale i kanë shkatërruar të gjitha varrezat serbe në Metohi, kanë kidnapuar dhe vrarë serbë dhe ne kemi obligim ta organizojmë një protestë të madhe në Podgoricë”. Ndërsa shoqata joqeveritare “Jo Nato-s” vizita e Thaçit në Podgoricë është e parë zyrtare e vitit 2015 që po bëhet në këtë shtet për mysafirë nga jashtë dhe se me ftesën e Djukanovicit, Thaçi vjen në Mal të ZI, por nuk “është i dëshiruar”. Sipas burimeve malaziase si dhe artikujve te botuara në shtypin pro-serb në Mal të Zi, nuk është përjashtuar asnjë mjet që të pengohet vizita e Thaçit. Mu për këtë, pritet që shteti malazez ta pret Zëvendës Kryeministrit Kosovar në masa të jashtëzakonshme të sigurisë. Ndërsa në gazeta serbe në Mal të Zi, është botuar edhe një fotografi ku shihet se Thaçi, Bernard Koushner dhe Javier Solana si kanibal duke transplantuar edhe organe të serbëve.

Gazeta Exspress

SHKARKO APP