Vizita në SHBA, Haradinaj: Na trajtuan si partnerë, jo si Brukseli
Kosova E Diel, 25 Korrik 2021 00:33
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e nisi mbledhjen e qeverisë me informimin e kabinetit lidhur me vizitën në SHBA.
Pritja në Shtetet e Bashkuara sipas kreut të ekzekutivit, ishte ndryshe nga ato në Bruksel, pasi siç tha atje ishin trajtuar si partnerë dhe nuk u ishin dhënë detyra.
“Në çdo bisedë kemi paraqitur pikëpamjet tona, ndërsa kur e bënim këtë në Bruksel, përballeshim me nervozizëm”,- ishte komenti i Haradinajt.