“Vizita sekrete e Thaçit në Tiranë”, reagon ashpër Kryeministri Kurti: Shembulli më i keq për qytetarët
Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër lidhur me lajmin e publikuar nga mediat e Prishtinës për vizitën misterioze të presidentit Thaçi në Shqipëri, në kushtet e izolimit nga pandemia.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehet se ajo qe ka bërë presidenti Thaçi është shembulli më i keq që mund t’u jepet qytetarëve.
“Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy”,- shkruan ai.
Reagimi i plotë i Albin Kurtit
Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.