Vjosa Osmani: Do brohoras për çdo vajzë dhe grua, s’kemi nevojë të shohim jashtë dyerve të kësaj salle për të kuptuar vuajtjet tona

Pasi fitoi votat e 71 deputetëve për postin e Presidentit të Kosovës, në fjalën e parë të saj në Kuvend, Vjosa Osmani u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me vuajtje e masakra dhe se nuk ka nevojë të shohë jashtë parlamentit për të kuptuar vuajtjet e atij populli.

”Sot Kosova zgjodhi për herë të dytë një grua si Presidente. Mbani mend diçka. Vajzat e kanë vendin aty ku e dëshirojnë, të flenë aty ku ëndërrojnë. Pa marrë parasysh nëse doni të bëheni avokate, mjeke e Presidente. Unë do t’ju shoh me admirim, do t’ju mbështes me gjithë qenien time e do të brohoras aq shumë sa herë të fitoni. Në një ditë si kjo, më përfaqësimin e gruas, është model për tu ndjekur. Sot vishem me shumë përgjegjësi. Kemi edhe shumë punë për të bërë. Ne nuk kemi nevojë të shohim vuajtjet e këtij populli, për të kuptuar vuajtjet e këtij ppulli. Zonja Krasniqi ësht vetë historia jonë dhe simbol i forcës tonë. Nënkryetare keni zgjedhur Bogujivçin, e cila simbolizon rilindjen e shpresës e të qëndresës. Në qeveri sot kemi ministria që kanë vuajtur masakra. Ata na thërrasin çdo ditë që ta jetësojmë amanetin e atyre heronjve”, tha Osmani.

SHKARKO APP