Vjosa Osmani: Do presim numërimin e votës së fundit. Sot s’mund të flitet për fitues

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e LDK-së në Kosovë, deklaroi se do të pritet numërimi i votës së fundit për të folur mbi koalicionin.

Në një deklaratë për mediat, Osmani tha se ndryshimi në Kosovë ka ndodhur dhe partitë që qeverisin tashmë janë në opozitë.

Diferenca mes LDK dhe Vetëvendosjes është shumë e vogël dhe të dhënat janë parapake. VV kryeson me një numër të vogël  votash që mund të ndryshojë me numërimin e plotë të votave.

Ndërkohë kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare. Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli. “Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”. Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në. Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin.

SHKARKO APP