Vjosa Osmani do të dekretojë shtetësinë e Ditmir Bushatit, pritet aderimi i tij në VV
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, pritet të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Kalimi i Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje është shtyrë deri më tani, meqë ai nuk e ka nënshtetësi kosovare.
“Z. Bushati tashmë e ka bërë kërkesën në Presidencë për nënshtetësi të Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani është duke u marrë personalisht me këtë çështje dhe u ka kërkuar institucioneve të sigurisë që t’i kryejnë procedurat e verifikimit të tij me procedura të përshpejtuara, që ajo të mund të nënshkruajë dekretin. Për shtetësinë e Bushatit ditë më parë janë interesuar edhe zyrtarë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Presidencë, të cilët kanë diskutuar me kabinetin e Presidentes së Kosovës“, ka thënë një burim i Gazetës Metro brenda Presidencës.