Vjosa Osmani flet për BBC: Edhe unë kam qenë refugjate. I presim afganët me zemërgjerësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC ka folur për situatën në Afganistan dhe gatishmërinë e Kosovës për të pritur afganët para se ata të sistemohen në SHBA.

Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate dhe e ndjejmë këtë çdo ditë…askush nuk dëshiron ta lë shtëpinë e tij derisa nuk janë të detyruar për shkak të dhunës”, tha ajo.

Numri i saktë i afganëve që do të vijnë në Kosovë ende nuk dihet, ndërsa presidentja Osmani tha se kjo ende do të diskutohet.

Me shumë gjasë ne do t’i kemi ata më shpejt se që e pritnim… Në fillim menduam se ata do të vinin për disa javë dhe se mund të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur…. brenda tri ditëve do të merret vesh edhe për datën e saktë se kur do të vijnë ata”.

Presidentja Osmani në këtë intervistë për BBC u bëri thirrje të gjitha qeverive demokratike që t’ia zgjasin dorën afganëve në këto momente.

Askush nuk e lë vendin pse dëshiron, por për shkak të dëshpërimit… Nëse Kosova, një shtet i vogël mund ta bëjë këtë, çdo vend tjetër mundet”.

SHKARKO APP