Vjosa Osmani i kërkon dorëheqjen kryetares së KQZ-së, Valdete Daka

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar ditën e sotme  kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, që të jap dorëheqje nga pozita e aktualisht mban.

Por, sipas mediave kosovare Daka e ka refuzuar dorëheqjen.

“Presidentja Osmani, në këmbim të dorëheqjes, kryetares së KQZ-së, Daka, i ofroi mirënjohje publikisht për punën e saj. Kryetarja e KQZ-së e refuzoi duke i thënë se e ka kryer detyrën në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë burimi për REL-in.

Nga ana tjetër bëhet me dije se kryetarja Daka nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë çështje, teksa as zyra e Presidentes Osmani nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar informacionin.

Kujtojmë se Valdete Daka e udhëheq Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nga qershori i vitit 2010./REL

SHKARKO APP