Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Qindra studentë shqiptarë të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut dolën në një protestë masive për të kërkuar të drejtën që provimet juridike dhe provimi i jurisprudencës të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, e cila, sipas tyre, edhe pse e garantuar me Kushtetutë dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, nuk po zbatohen në praktikë.

Ish‑presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë sot në rrjetet sociale disa foto nga protesta, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për studentët shqiptarë. Ajo thekson se qëndrimi i saj është përherë në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe si të drejtë themelore.

Në postimin e saj ajo nënvizon se kjo protestë është një shprehje e vullnetit të rinisë për të mbrojtur të drejtat që janë të shkruara në letra, por jo gjithmonë aplikohet në praktikë, dhe se ajo qëndron krah atyre që kërkojnë të drejtësi dhe barazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Osmanit vjen në një ditë kur çështja e zbatimit të të drejtave gjuhësore ka përfshirë edhe reagime zyrtare nga Tirana zyrtare, ku ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka theksuar se përdorimi i gjuhës amtare duhet të trajtohet me seriozitet institucional dhe pa politizim, duke theksuar se është e drejtë themelore e garantuar nga ligji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?