Vjosa Osmani në Departamentin e Shtetit, pritet nga Matthew Palmer

Kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit të Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo gjatë ditës është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara.

”Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”. Matthew Palmer ka treguar kohë më parë se në agjendën e tij si pikë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë kërkesë e tij është që Kosova të heqë vendimin për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

”Një prej qëllimeve tona kryesore është që t’i japim përkrahje një qeverie në Kosovë e cila është e përkushtuar në dialog, gjë që nënkupton suspendimin e taksës dhe rikthimin në tavolinën e bisedimeve”, kishte thënë Palmer për RTCG. Sipas tij, zgjidhja ideale për dy palët do të jetë njohja reciproke, dhe se SHBA-ja do të luajë rolin e vet prej partneri sapo dy palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?