Vjosa Osmani niset drejt New York-ut, do marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur për në New York së bashku me Ministren e Jashtme Donika Gërvalla. Osmani do të ketë një sërë takimesh në New York me Kryeministra, Presidentë si dhe Ministrja të Jashtëm.
Në New York, Osmani gjthashtu do të takojë edhe mërgatën shqiptare si dhe figurat që kanë mbështetur rrugën e Kosovës drejt pavarësisë. Presidentja do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Columbia.
“Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Neë York, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.
Presidentja Osmani, poashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim.
Ndërkaq në Universitetin Columbia, Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim. Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.