Vjosa Osmani nuk është e vetmja kandidate për President

Vjosa Osmani nuk është kandidatja e vetme për President, pasi Nasuf Bejta thotë se është pretendent serioz për të marrë pozitën e të parit të shtetit. Bejta i cili ishte kandidat për deputet nga Lista “Guxo”, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje i tha Telegrafit se pretendon të fitojë në garën për President të Kosovës.

”Po jam kandidat për President. Natyrisht mendoj se do të fitoj, përndryshe nuk do t’i hyja kësaj gare”, tha Bejta. I pyetur nëse tashmë është dorëzuar kërkesa për seancë të jashtëzakonshme në Kryesinë e Kuvendit, ai u shpreh se janë duke u bërë përpjekje që kjo kërkesë të dorëzohet sot.

Dy kandidatë për presidentë tashmë kanë mbi 30 nënshkrime për thirrjen e kësaj seance. Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca por, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta dorëzojë fillimisht kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të cilët pastaj do të vendosin për mbajtjen e seancës.

SHKARKO APP