Vjosa Osmani përshëndet zgjedhjen e Glauk Konjufcës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Glauk Konjfcën për votëbesimin e marrë nga deputetët kosovarë në zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
“Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë.
Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion.
Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të punojnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta.
Na priftë e mbara!”, shprehet Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të…
Pubblicato da Vjosa R. Osmani su Lunedì 22 marzo 2021