Vjosa Osmani pritet me duartrokitje në Parlamentin e Zvicrës
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani është pritur me duartrokitje në Parlamentin e Zvicrës gjatë vizitës së saj zyrtare.
Ka qenë Presidenti i Këshillit Andreas Aebi ai që gjatë fjalës së tij ka thënë se nuk ndodh shpesh që mysafire të jetë një kryetare Parlamenti dhe njëkohësisht edhe Presidente, siç është Osmani.
Në vijim ai tha se Kosova dhe Zvicra janë vende që kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën.
“Zvicra është shtëpia e një pjese të rëndësishme e mërgatës kosovare, më e madhja jashtë Kosovës. Zviceranët kosovarë japin një kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore, sportive, politike dhe sociale si këtu ashtu edhe në Kosovë”, tha ai.