Vjosa Osmani shumë afër zgjedhjes si presidente e vendit

Pretendentja për postin e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarrjes së deputetëve në këtë seancë. Kjo pas deklaratave të ditës së djeshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, ku kryetari i saj Lumir Abdixhiku, deklaroi se ata vendosën që të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit.

Kryetari i LDK-së pas një takimi të kryesisë së partisë tha se partia që ai drejton “nuk do të paraqesë pengesa dhe do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues për të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, kurdo që mbahet seanca.

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës duhet të ndodhë para datës 5 maj kur dhe skadon afati gjashtëmujor i ushtruesit të detyrës së presidentit. Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e 14 shkurtit doli partia e parë ka kandiduar Vjosa Osmanin për presidente. Votat e Vetëvendosjes së bashku me votat e pakicave jo serbe dhe 15 votat e LDK-së, mund t’ia sigurojnë Osmanit kuorumin e mjaftueshëm përtej 80 deputetësh në mënyrë që ajo të zgjidhet presidente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?