Vjosa Osmani mbërrin në Tiranë. Pritet me ceremoni nga Begaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare dyditore.
Osmani është pritur me një ceremoni shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj
Përveç takimit me homologun e saj, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, e para e shtetit të Kosovës do të takohet edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe me kryeministrin Edi Rama.
Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do t`i dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.
Agjenda do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, Presidentes do t`i dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë”, e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.
Në Durrës ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, do ta vizitojë Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
Kjo është vizita e parë e presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën.