Vllasi: Koalicioni PDK – LDK, zgjidhja më e lehtë për të kapërcyer ngërçin

Njohësi i zhvillimeve politikë në Kosovë dhe avokati i njohur Azem Vllasi në një prononcim për Rajonipress thotë se për të kapërcyer ngërçin politik, zgjidhja më e lehtë dhe më e shpejtë është koalicioni PDK-LDK.

“Unë mendoj se LDK-ja është përgjegjëse për situatën e krijuar sepse ajo e pati të qartë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i jepte të drejtën PDK-së për të zgjidhur postin e kryeparlamentarit. LDK-ja ishte e dyta dhe duhej të priste sepse ishte në një pozitë të zotnillakut dhe duhej ta priste ofertën nga PDK-ja. LDK-ja në këtë pozitë mund të kërkonte edhe pozitën e kryeministrit” ka sqaruar Vllasi.

Por, Vllasi thotë se tani kemi një situatë krejt ndryshe dhe është momenti që liderët të reflektojnë pozitivisht.

”Tashti ky ngërç politik mund të zgjidhet shpejt dhe lehtë nëse PDK-LDK arrijnë një koalicion dhe të kapen për parimet e që lidhet me besnikërinë ndaj elektoratit sepse kjo do të tregonte se këto dy parti janë fer edhe ndaj elektoratit të tyre meqenëse bashkë përfaqësojnë 58% të elektoratit. Çelësi realisht është te LDK-ja” mendon Vllasi.

Vllasi thotë se me këtë koalicionin e ri LDK-ja mund ta kërkojë postin e kryeministrit kurse PDK-ja postin e kryeparlamentarit.

“E keqja e tërë kësaj është se Isa Musafa është peng pasiqë ka hyrë në pazar me VLAN. Unë mendoj se Isa Mustafa duhet të reflektojë sepse politika nganjëherë nënkupton edhe sakrifica praktike. Edhe liderët politikë duhet t`i lënë anash interesat personale dhe të dominojnë interesat e shtetit në radhë të parë” tha Vllasi.

SHKARKO APP