Vlora Çitaku debat në OKB me Daçiç: Shqipëria e Madhe, një mit që nuk e ekziston

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila po merr pjesë në debatin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet raporti periodik i OKB’së për gjendjen në Kosovë, ka përmendur Albin Kurtin.

Duke iu përgjigjur një pjese të fjalimit të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili ka përmendur flamurin e Kosovës, Çitaku ka siguruar përfaqësuesit e vendeve anëtare të KS të OKB’së se flamuri i Kosovës do të mbetet në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës edhe pasi Kurti të jetë aty.

Më pas, i ka thënë Daçiçit se kur Albin Kurti ka qenë në burg në Serbi, ai ka qenë ministër, duke iu referuar periudhës kur Daçiç ishte pjesë e rrethit të ngushtë të njerëzve të Sllobodan Millosheviqit.

Çitaku po ashtu gjatë debatit ka thënë se Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ekziston diçka e tillë.

Ajo ka shtuar se Kosova nuk është projekt i përkohshëm, por një shtet që do të ekzistojë gjithmonë dhe se fakti që nuk e njeh Serbia nuk e bën më pak shtet atë.

SHKARKO APP