Vlora Çitaku uron Vetëvendosjen: Kosova shembullore sërish!

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka uruar Vetëvendosjen për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare.

Çitaku, në një mesazh në “Facebook” shkruan se Kosova ishte sërish shembullore për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e djeshme.

Çitaku i ka uruar suksese Vetëvendosjes, ndonëse ka thënë se “do e mbajnë për fjale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Çitakut në Facebook: 
Kosova shembullore sërish!
Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën. Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udhëheqin me arrogancë. Kemi me ju mbajt për fjale. Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish pranoi pa ekuivokë rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?