VOA: Kryeministri Kurti kërcënohet. Eshtë paguar një shumë parash për vrasjen e tij
Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Një zëdhënës i qeverisë tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse”, tha ai, por pa dhënë më shumë hollësi rreth natyrës së kërcënimit.