Vota kundër speciales, e rrëzoi përtokë Kosovën
Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa për çështje juridike, Valon Murtezaj mos votimin e amendamenteve për Gjykatën Speciale, e ka vlerësuar si një gjendje, ku Kosova ka rënë përtokë.
Në një postim të tij në Facebook, Murtezaj ka thënë se shpreson që sa më shpejtë të gjendet një formë tjetër, që të mos lejohet që kjo Gjykatë të shkojë në OKB.
“Pa politikë. Merrne kush si të doni. Mosvotimi si sot e rrëzon përtokë Kosovën. Njëherë në arenën ndërkombëtare, e pastaj vala kundërgoditëse që sot vetes i kemi dhënë vjen. Në vitet e vështira të 90’ta, na kanë përkrah ata që na kanë përkrah, për arsyen se kemi qenë të parashikueshëm”.
“Shpresoj të gjendet një zgjidhje e puna të mos shkoj në OKB. Unë besoj se kapaciteti vendim-marrës i të zgjedhurve të popullit, për të vendosur për të ardhmen e Kosovës, do të vendoset sa më shpejt”, ka shkruar Murtezaj në FB.