Vota në OKB. Ramush Haradinaj: Kosova do të votonte pro SHBA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-në. “Ashtu si ka votu Presidenti Trump”, tha Haradinaj, i pyetur se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit.

“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën’, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës. Këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit “Kam vendosur që është koha që të njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, kishte thënë Trump.

Ndërkohë Shqipëria votoi kundër këtij vendimi. Para Kryeministrit Harandinaj ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai që deklaroi se vota e Kosovës do të ishte për SHBA, edhe sikur Kosova të ishte shteti i vetëm që e mbështeste.

Votimi kundër i qeverisës “Rama” në OKB shihet si një dëm që Tirana zyrtare u ka bërë interesave të shqiptarëve në rajon dhe posaçërisht Kosovës. SHBA është përkrahësja më e madhe e Pavarësisë së Kosovës dhe lobuese në OKB për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

SHKARKO APP