Votimet në Shqipëri dhe zgjedhjet në Kosovë

Zgjedhjet e përgjthshme të parakoshshme të së dielës në Kosovë kanë qënë kryefjala më e diskutar së fundmi në rrafshin publik në Shqipëri.

Krahas mbulimit mediatik përmes kronikave apo artikujve shterues në shtypin e shkruar, ecuria e procesit të votimit dhe numërimi i votave në një kohë “rekord” në këndvështrimin e shqiptarëve të këtej kufirit, është komentuar gjerësisht dhe në faqet e njohura të memeve në rrjetet sociale.

Natyrisht, në këtë hapësirë virtuale, sikurse ndodh rëndom, kohëzgjatja e numërimit të votave në Kosovë dhe publikimi i rezultateve në orët e para të ditës, është shoqëruar nga postime shpotitëse, që kryesisht vënë theksin tek dallimi i ndjeshmëm me Shqipërinë, ku në raste të tilla, zakonisht shënohen incidente, si edhe renditja zyrtare e partive politike publikohet shumë ditë pas zgjedhjeve.

SHKARKO APP