Votimi për shpërndarjen e Kuvendit/ Ndërpritet seanca në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohet padi penale ndaj Talat Xhaferit
Edhe pse u miratuan ligjet e parashikuara dhe pritej në çdo moment shpërndarja e Kuvendit, kreu i këtij institucioni Talat Xhaferi shtyu seancën për shpërndarje dhe thirri seancë tjetër në të cilën në rend dite është edhe Ligji për shërbimet audio dhe audiovizuele. Kjo seancë është caktuar për në orën 15:30 minuta dhe pas kësaj menjëherë pritet të vazhdoj seanca në rend dite të së cilës është shpërndarja e Kuvendit.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët paraprakisht lëshuan sallën e Kuvendit u kthyen sërish në seancën në të cilën duhej të shpërndahej Kuvendi. Me këtë rast kamera e Alsat regjistroi disa përplasje verbale mes deputetëve. Deputetja Peshevska kërkon nga Ismajllova që ta “mbyllë gojën”.
Kuvendi miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike
Me 80 vota për dhe 6 kundër, kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, votoi Ligjin për Prokurorinë Publike.
Fillimisht ligji nuk kaloi, pro votuan vetëm 74 deputetë. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi anuloi votimin nën arsyetimin e pengesave teknike. Pas kësaj ndërhyrje procedurale kërkoi deputetja Liljana Popovska dhe deputeti Ferid Muhiç.
Pas ndërhyrjes procedurale të Poposkës dhe Muhiçit, Xhaferi sërish e vendosi Ligjin në votim, me çrastë pro ligjit votuan 80 deputetë dhe kundër ishin vetëm 6 deputetë të VMRo-DPMNE-së.
Pas kësaj koordinatori i VMRO-DPMNE-së në ndërhyrjen e tij procedurale kundërshtoi votimin duke bërtitur kriminel, kriminel dhe kërkoi që votimi i parë të jetë valid dhe jo votimi i dytë dhe kërkoi pauzë njëorëshe.
VMRO paralajmëron padi penale ndaj Talat Xhaferit
VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Ligji për Prokurorinë Publike nuk është miratuar, pasi sipas tyre votimi par ka dështuar, ndërsa kryeparlamentari nuk ka pasur të drejtë ta prish votimin. Opozita paralajmëron padi penale ndaj Talat Xheferit.