Voton kandidati për kryeministër, Haradinaj: Vendoset për 4 vitet

Në Kosovë vijon normalisht procesi zgjedhor, i pari që ka votuar nga kandidatët për kryeministër ka qenë Ramush Haradinaj. Ai ka votuar në orën 09:00 në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë.

“Sapo votova. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të votojnë. Vota ka rëndësi, dhe se ky vendim i sotëm e ka peshën katër vite. Pra i ftoj ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit”, ka thënë Haradinaj.

Bashkë me Haradinajn ishte edhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj e cila sikurse bashkëshorti i saj edhe ajo iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të dalin dhe të votojnë.

Haradinaj është i nominuri i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër, ndërsa përballë ka Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin.

SHKARKO APP