Votuesja më e vjetër i beson Kurtit dhe Osmanit, nënë Xhezideja: Dëgjova loçkën e zemrës
Kosova E Hënë, 15 Shkurt 2021 12:39
107-vjeçarja Xhezide Aliu është votuesja më e vjetër që ka marrë pjesë dje në procesin zgjedhor. Në një intervistë për ”KlanKosova”, ajo ka treguar hapur se votën e saj ia ka dhënë kreut të VetëVendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. ”Kam votuar për Albinin edhe Vjosën së më janë dukur më të mirë. Kam shkuar me loçkën e zemrës që të votoj. E sundoftë këtë vend me faqe të bardhë”.