Vrasësi Maqedonas i Almirit 4 vjeçar, shfaqte krimet në rrjetet sociale

Vrasja makabër e Almirit 4-vjeçar nga shtetasti Maqedonas Boban Iliç, u cilësua si një pasqyrim i realitetit, ku rrënjët e thella tek nacionalizmi i shfrenuar i maqedonasve për shqiptarët e Maqedonisë, sjell ende humbje jetësh të pafajshme.

Ngjarjet e tjera që e vërtetojnë këtë janë: “mos informimi i mediave në maqedonisht për rastin dhe mungesa e reagimeve nga institucionet dhe subjektet maqedonase për vrasjen makabre”.

Informacionet e fundit të publikuara nga “Telegrafi” në Maqedoni, i cili ka demonstruar dy shembuj ku Boban Iliç kishte treguar krenari pasi kishte kryer vepra penale. I kishte bërë krimet, e kur publikoheshin veprat e tij si lajme nëpër portale ai i shpërndante dhe ishte i lumtur, e shpesh edhe komentonte.

”Për këtë rrihet edhe në burg” komentonte Iliç për veprën e tij ”Padi për vozitësin që e lëndoi policin” shkruan ai me shumë zbavitje”. Kanë filluar të më nxjerrin edhe nëpër lajme” shkruante mbi lajmin ”Shoferi i dehur e ka ofenduar policin”. Teksa Iliç është në paraburgim 30 ditë, Almiri u varros të shtunën e familja kërkon dënim maksimal për vrasësin.

vras

SHKARKO APP