Vrasja e Ivanoviç, autoritet kosovare arrestojnë dy policë shqiptarë

Pas vrasjes së politikanit të njohur serb, autoritetet kosovare kanë arrestuar sot dy policë të dyshuar si të implikuar në ekzekutimi e tij. Dy oficerët e komisariatit të Mistrovicës akuzohen për manipulim provash.

Policia e Kosovës ka kryer gjithashtu disa bastisje, gjatë të cilave ka sekuestruar një revole dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë.

Theksojmë se Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve të Kosovës mbeti i vdekur në një atentat me armë zjarri orët e para të mëngjesit të 16 Janarit. Ai u ekzekutua në veri të Mitrovicës, pranë zyrës së tij, ndërsa autorët u zhdukën pa lënë gjurmë.

Vrasja e tij “ngriti në këmbë” serbët e Kosovës, duke detyruar Presidentin Alexandër Vuçiç të zhvillonte një vizitë në Prishtinë për të qetësuar gjakrat.

SHKARKO APP