Vrasja e politikanëve me njëri-tjetrin në Pejë, zbardhen detaje nga krimi

Krimi në Pejë ka tronditur politikën në Kosovë. Breshëri plumbash u shkrepën mbrëmjen e djeshme në qytet, ku dy politikanët e PDK-së vranë njëri-tjetrin.

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, tha se kandidati për kryetar në Pejë, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar i Deçanit, Blerand Kadrijaj, kishin marrë plagë në pjesën e gjoksit dhe të barkut. Ata nuk i kanë mbijetuar dot plagëve dhe kishin mbërritur në spital pa shenja jete.

Vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj kishte marrë plagë vetëm në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai është ndaluar dhe është marrë në pyetje.

18 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa ditën e djeshme janë sekuestruar edhe dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën për vrasjen.

SHKARKO APP