Vrau dhe dogji trupin e shokut, burg përjetë për shqiptarin
Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar sot me burgim të përjetshë Trimor Lalinovcin, i cili vrau dhe dogji shokun e tij 33 vjeçar Shkodran Bytyçi, babai i dy fëmijëve.
Ngjarja u regjistrua me 11 dhjetor 2019 dhe shkak ishte një borxh mes shokëve.
Raportet e tyre ishin të mira deri në momentin kur borxhi ka prishur marrëdhëniet dhe duke shtyrë të riun të ndërmerrte aktin e rëndë.
Në momentin kur kryetari i trupit gjykues shqiptoi dënimin, salla shpërtheu në duartrokitje.
“Gjykata ka ardh në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë Penale.Gjykata është e indur se dënimi i shqiptuar do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimit e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale. Kundër këtij aktykimi palët kanë të drejtë për ankesë”, deklaroi kryegjyqtari i çështjes.