Vrau gruan dhe vajzën, pendohet autori e pranon krimin…..

Krimi i rëndë që tronditi të gjithë opinion në Gjakovë por edhe më gjërë ka marrë një rrjedhë tjeter pasi Pjetër Ndrecaj pritet të pranojë para gjykatës fajësinë për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës në gusht të këtij viti në fshatin Brekoc.

Megjithatë, në seancën gjyqësore ndaj tij në Gjykatën Themelore të Gjakovës nuk u prezentua marrëveshja mbi pranimin e fajësisë. Ndrecaj u soll i prangosur në seancën në të cilën avokatja e tij dhe prokurori i rastit thanë se kjo marrëveshje nuk është arritur për shkaqe procedural duke mos dhënë më tepër sqarimi për këtë çeshtje.

Pjetër Ndrecaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori Agron Matjani e pranoi se negociatat për pranimin e fajësisë kanë filluar por pa mundur të përfundojnë. “Ne kemi filluar negociatat, mirëpo për shkaqe procedurale nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sallën e gjykatës të mbushur përplot me njerëz, kur u pyet nga gjyqtari akuzuari Ndrecaj e pranoi fajësinë dhe shprehu ‘keqardhje’ për rastin që ka ndodhur. “Edhe pse vajzën e kam vrarë aksidentalisht, si do që të jetë unë e pranoj fajësinë sepse jam penduar”, tha i akuzuari Pjetër Ndrecaj.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e Pjetër Ndrecaj, avokatja e tij kërkoi nga gjykata që t’i ketë parasysh “rrethanat lehtësuese dhe rënduese” ndaj të mbrojturit të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?