Vriten dy vëllezër me armë në Gjakovë, autori arratiset

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Gjakovë gjatë mbrëmjes së sotme. Lajmi është konfirmuar nga Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se dy viktimat ishin vëllezër, ndërkohë i dyshuari për krimin e kryer ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP